Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Serbeze Kabashi Muçaj, ka shprehur nderimin e saj për veprën dhe trashëgiminë që Rugova la pas.
Ajo theksoi se vepra e Rugovës do të shërbejë si udhërrëfyese për të ardhmen e Kosovës.“Lum Istogu dhe Kosova që të pati president,” përfundoi ajo.Ibrahim Rugova, i njohur si arkitekti i pavarësisë së Kosovës, vazhdon të mbetet një figurë frymëzuese për brezat dhe simbol i paqes e unitetit kombëtar./Njeshi/