0.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Serbia agresion diplomatik ndaj Kosovës, njohësit e fushës bëjnë kritika ndaj MPJD-së për mungesë lobimi

Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm nga shtetet e bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për normalizim mes raporteve Kosovë-Serbi, agresiviteti i diplomacisë serbe ndaj Kosovës vazhdon të jetë i hapur.

Ministri i Jashtëm serbe, Selakoviç ka thënë se një numri madh shtetesh janë të gatshëm ta tërheqin njohjen e Kosovës.

“Një numër i madh vendesh janë gati ta tërheqin njohjen e Kosovës. Numri i shteteve që janë të gatshme ta tërheqin mbështetjen ndaj Kosovës nëse Serbia ua kërkon këtë e tejkalon dhjetën”, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe.

E kjo luftë diplomatike e Serbisë sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Uashington, Avni Spahiu, nuk e rrezikon vetëm Kosovën por gjithë rajonin.

“Agresiviteti i Serbisë rrezikon paqen në Ballkan. Serbia është në një fushat dhe luftë diplomatike natë e ditë ndaj Kosovës dhe kjo është në vazhdën e provokimeve që bënë Serbia tash e ca kohë”.

Ndërsa Emir Abrashi nga Demokracia Plus thotë se Serbia asnjëherë nuk e ka pezulluar fushatën kundër shtetit të Kosovës.

“Vërehet qartë se Serbia edhe gjatë moratoriumit ka lobuar kundër shtetit të Kosovës megjithatë duket se këtë e ka bërë në mënyrë shumë të mençur, pra duke i mbajtur këto shtete te gatshme për ta tërhequr njohjen e Kosovës por që nuk e kanë realizuar qëllimin deri në fund”, deklaroi Abrashi. Njohësit e fushës së diplomacisë shprehen kritikë ndaj Ministrisë së Jashtme.

“Ka kohë që Ministria e Jashtme nuk është aktive në punën e saj për të siguruar njohje dhe për të konsoliduar marrëdhëniet me shtetet që na kanë njohur”, deklaroi Spahiu.

“Deri më tani kemi një diplomaci akoma të pakonsokiduar që nga ardhja e pushtetit të ri. Me këtë rast nuk kemi arritur të bëjmë lobim efektiv për njohje të reja e as anëtarësim në ndonjë organizatë të re”, deklaroi Abrashi /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...