Presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio, ka shkruar për takimin që ka pasur në Turqi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka thënë se ndjehet tepër mirë që ka pasur rastin ta takojë Osmanin
Ai ka thënë se janë dakorduar me Osmanin për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve përmes angazhimit në nisma të ndryshme me përfitim reciprok.
“Ne ramë dakord të forcojmë lidhjet dypalëshe midis Sierra Leones dhe Kosovës, duke u angazhuar për të bashkëpunuar në iniciativa të ndryshme që do të përfitojnë të dy kombet”, ka shkruar ai.
Sierra Leone e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 11 qershor 2008.Serbia, në kuadër të fushatë së saj propaganduese kundër pavarësisë së Kosovës, kishte pretenduar se Sierra Leone “ka tërhequr njohjen” ndaj shtetit të Kosovës./Njeshi/