-4.9 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Serbia ende s’ia ka kthyer Kosovës kopjet origjinale të dokumenteve kadastrale

Shteti serb pothuajse nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje të nënshkruar me Kosovën gjatë vitit 2011.

Serbia, edhe pas pesë vjetësh, nuk ka kthyer dokumentet kadastrale të cilat i kishte marrë gjatë periudhës së luftës, raporton KTV.

Për shkak që këto dokumente nuk janë pranuar, ende nuk ka nisur punën Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, e, si pasojë, ende nuk janë verifikuar shumë prona në vend.

Me probleme me prona të kontestuara e të uzurpuara, më së shumti po ballafaqohen komunitet pakicë në vend.

“Gjatë kësaj periudhe, agjencia i ka bartë të gjitha përgatitjet dhe procedurat , është shumë e rëndësishme për qytetarët se një ndër sfidat më të mëdha është që ballafaqohen, në gjykata….”, ka thënë Florije Kika, U.d e drejtorit të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Nga ekzekutivi nuk kanë treguar se kur këto dokumente do të kthehen në Kosovë, por kanë thënë se pyetjet për këtë duhet adresuar te ekipi negociator.

Jozyrtarisht, nga ky ekip, i kanë thënë KTV-së se çdo marrëveshje që është nënshkruar me palën serbe në Bruksel do të jetë në tavolinë diskutimi.

“Ka marrëveshje që kanë gjetur zbatueshmëri, ka të tilla që njëanshëm janë zbatuar nga Kosova por jo edhe nga Serbia. Disa marrëveshje kanë nisur mirë së zbatuari, por pastaj kanë ngecur dhe kryesisht për fajin e Serbisë”, ka thënë për televizionin një burim brenda ekipit negociator.

Janë rreth 4 milionë dokumente kadastrale që Serbia duhet t’ia kthejë Kosovës.

Për ta zbatuar marrëveshjen për kthimin e këtyre dokumenteve, Serbia kishte marrë donacion nga Bashkimi Evropian prej tre milionë eurosh.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...