Stefanovic i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit Jürgen Stock dhe Presidentit Kim Jong Yang.
“Shqyrtimi i kërkesës për pranimin e Kosovës në Interpol është politizim i kësaj organizate por edhe instrumentalizim i saj për qëllime politike”- transmetohet të këtë shkruar ministri Stefanovic i cili është alarmuar për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në organizatën policore të Interpol-it.
Ndryshe, më 20 nëntor të vitit të kaluar, Kosova nuk kishte arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai./Njeshi