10.4 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Serbia pritet sërish të propagandojë kundër Kosovës

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, e vlerëson me vend vendimin e institucioneve të Kosovës që mos të lejohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Ai ka thënë se këto zgjedhje nuk është dashur të lejohen kurrë, pasi kështu është inkurajuar nacionalizmi serb dhe pretendimet serbe, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Profesori Krasniqi tha se nuk ka ndonjë rrezik që në veri të vendit të shkaktohet ndonjë konflikt si shkak i moslejimit të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, kjo pasi sipas tij, serbët janë pajtuar në një farë mënyre që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Ai tha se është e pritshme që Serbia do ta shfrytëzojë këtë rast që të propagandojë kundër Kosovës.

“Tash për tash nuk besoj se nuk ka indikacione që do të ketë reagime. Në një farë mënyre serbët janë pajtuar edhe herën e kaluar që të mos marrin pjesë në zgjedhje, ata që duan të votojnë shkojnë në Rashkë ose në qytete kufitare të Serbisë. Serbia sigurisht do të bëjë propagandë që Kosova po pengon por kjo është thjeshtë e logjikshme sepse është fjala për një shtet tjetër dhe nuk janë krijuar mekanizma të mirëkuptimit dhe mirëbesimit që do ta lejonin mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Unë besoj që edhe ata e kanë të qartë që kjo nuk mund të ndodhë”, tha ai.

Krasniqi tha se lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë ka qenë gabim nga fillim dhe është mirë që është ndërprerë kjo praktikë e keqe.

“Unë mendoj që është absolutisht i drejtë dhe mendoj që është dashur që më herët të bëhej. Në fakt nuk është dashur kurrë të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë sepse pikërisht kjo e ka inkurajuara nacionalizmin serb dhe pretendimet serbe ndaj Kosovës, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të shteti serb. Kështu që ka qenë gabim prej fillimit dhe është mirë që është ndërprerë kjo praktikë e keqe”, tha ai.

Serbia më 17 dhjetor do të mbaj zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...