4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Serbia raportohet se ka arrestuar dy qytetarë të Podujevës, MPJD: Jemi në pritje të konfirmimit zyrtar

Autoritetet serbe kanë arrestuar të premten dy persona nga Podujeva. Mediat serbe kanë raportuar se të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Lidhur me këtë rast nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur për Telegrafin, se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi i ka dërguar kërkesë formale Qeverisë serbe për të konfirmuar rastin.

“Në lidhje me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë kërkesë formale për ta konfirmuar rastin si dhe ofruar detajet tjera relevante, përfshire identitetin e personave të arrestuar si dhe lokacionin ku janë duke u mbajtur”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

MPJD tutje ka theksuar se lidhur me këtë është i njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Beograd.

Ministria shton se në momentin e konfirmimit të arrestimit të dy qytetarëve do të bëjë kërkesë për t’i vizituar ata në qendrën e paraburgimit ku po mbahen.

“Në momentin e konfirmimit, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku janë duke u mbajtur”, ka theksuar MPJD. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...