29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdarë, Haxholli: Me gjasë po iu duhet ndonjë temë propagandistike për zgjedhjet e nesërme

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar të shtunën se një kosovar është arrestuar në Merdarë nën dyshimin “për krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.

Sipas komunikatës së MPB-së serbe bëhet fjalë për Tefik Mustafën.

Në komunikatë, thuhet se “si pjesëtar i UÇK-së, në deklaratat e dëshmitarëve është përmendur si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.

“Personi është dorëzuar te Zyra e Prokurorit për Krime Lufte”, thotë komunikata.

Lidhur me këtë rast, sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se Serbisë “me gjasë po i duhet ndonjë temë propagandistike për zgjedhjet e nesërme në Serbi”, duke iu referuar zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 2 qershor në Serbi.

Duke e përmendur rastin “Panda”, ai tha se policët për të cilët Serbia thotë që janë zhdukur, “është shumë më e mundshme të jenë zhdukur, apo të jenë gjallë në Serbi, sesa të ketë ndodhur diçka e tillë në territorin e Republikës se Kosovës”.

“Nëse marrim për bazë rastin “Panda” dhe skemat terroriste me të cilat kanë operuar shërbimet e sigurisë serbe, është shumë më e mundshme që Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviqi të jenë humbur apo të jenë gjallë në Serbi, se sa tu ketë ndodhur diçka në territorin e Republikës së Kosovës. Me gjasë po iu duhet ndonjë temë propagandistike për zgjedhjet e nesërme në Serbi. Poshtërsi!”, shkroi Haxholli. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...