4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Sërish do të mbahet protestë në Shqipëri, kësaj radhe në Shkodër

Partia Demokratike ka bërë thirrje që sot të mbahet një protestë në Shkodër.

Kjo pas ngjarjes tragjike, ku u vranë tre persona, mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit, para dy ditësh.

Pas kësaj ngjarje, kreu i PD-së Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshimin e të shtunës në solidaritet me Shkodrën

“Nesër qytetarët e mbarë Shqipërisë marshojnë në orën 12:00 në solidaritet me Shkodrën. U bëj thirrje, që nesër të gjithë të rinjve, të gjithë të rejave të këtij vendi, marshoni në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, marshoni për sigurinë tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj. Ftoj çdo qytetar nesër të marshojë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë”, tha Berisha një natë më parë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...