Forcat izraelite vranë një palestinez sot gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor. Amir Khalifa, 27 vjeç, u vra në komunitetin Zawata, në perëndim të qytetit të Nablusit.
“Ai mori një plumb në kokë dhe një tjetër në shpinë, nga ushtarët izraelitë në sulmin e tyre ndaj komunitetit të Zawata “, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Khalifa, i cili jetonte në kampin e refugjatëve Ain Beit Ilma pranë Nablus, ishte në kërkim nga ushtria izraelite për dy vjet dhe refuzoi të dorëzohej, tha për AFP një anëtar i familjes që kërkoi të mbetej anonim.
Tensionet vijnë në sfondin e përshkallëzimit të dhunës në konfliktin izraelito-palestinez që nga fillimi i vitit, veçanërisht në Bregun Perëndimor, territor palestinez i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967.
Të paktën 213 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i vitit, si dhe 28 izraelitë./Njeshi/