9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

“Sërish vjen Marsi”, kënga legjendare që të rrëqeth trupin edhe sot pas kaq shumë vitesh (VIDEO)

Ilir Shaqiri është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar.

Ai është autor i përmbi 400 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike.

Ilir Shaqiri ka marë pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare.

Gjatë vitit 1998, ai mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. Më 6 mars 1999, si anëtar i Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UÇK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb.

Këngët e tij kanë qenë e vazhdojnë të mbesin të pakrahasueshme, ku në kohët më të vështira të popullit kosovar, zëri i tij u kthye në forcë për popullin që po kalonte tmerret e pushtimit serb.

“Sërish vjen Marsi” është një ndër këngët më të ndjera që edhe sot të rrëqeth trupin.

Ju sjellim sot këtë këngë në prag të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”.

Sërish vjen Marsi
Sërish vjen stina,
Të rënët dhe t’gjallët bëhen tok,
Vesë as shi, s’duron lëndina
burrëria jo nuk duron lot.

Sërish vjen Marsi
Sërish vjen stina,
T’rënët e t’gjallët bëhen tok,
Vesë as shi, s’duron lëndina
burrëria jo nuk duron lot.

Midis kujtimesh e midis këngësh
shfaqet Krye – Trimi fjalë pak
Ndër këmba degësh
në sytha pemësh
Mërzisë sonë i vë kapak.

Sërish vjen stina
E ne ndërrojmë mot
Por vetëm ai s’plaket kurr
Uji i bjeshkëve
I rrejdh për bosht
Ai lartësohet si flamur
o si flamur
Dhe njerzia vijnë përkulen n’varrin tënd nderim
Nipi e mbesa e merr uratën, nisen fluturim,
Zemra merr guxim, plisi i bardhë shkëlqim
Heeej! Me ty gjithmonë në ball,
me ty o legjendar. (2x)

Sërish vjen Marsi
e vjen pranvera
amanetin e tij përtrin

Lulet e barin


i tund veq era si medaljona n’pelerinë
Midis kujtimesh e midis këngësh
shfaqet Krye – Trimi fjalë pak
Ndër këmba degësh
në sytha pemësh
Mërzisë sonë i vë kapak.

Sërish vjen stina
Ne ndërrojmë mot
Por vetëm ai s’plaket kurr
Uji i bjeshkëve
I rrejdh për bosht
Ai lartësohet si flamur
O si flamur,

Dhe njerzia vijnë përkulen n’varrin tënd nderim
Nipi e mbesa e merr uratën, nisen fluturim,
Zemra merr guxim, plisi i bardhë shkëlqim
Heeej!me ty gjithmone ne ball, me ty o le
gjendar(2x)
Me ty gjithmonë në ball,
me ty o legjendar (2x)
./Njeshi&KultPlus/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...