11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Serwer: Radoiçiq duhet të gjykohet në Kosovë, SHBA-ja duhet të jetë më e ashpër ndaj Serbisë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Amerikan Johns Hopkins ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka krijuar një sistem të padrejtë zgjedhor që e favorizon atë.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Progresive Serbe, e udhëhequr deri vonë nga Vuçiq, shpalli fitoren në zgjedhje.

Duke komentuar fitoren bindëse të Vuçiqit, Serwer thekson se fushata u zhvillua në kushtet e “kontrollit të fortë mediatik nga autoritetet dhe shfrytëzimit të burimeve shtetërore.

“Vuçiq ka arritur të pushtojë edhe hapësirën pro-ruse edhe atë pro-evropiane, edhe pse është shumë më afër drejtimit pro-rus sesa atij pro-evropian”, tha ai.

Serwer njëherit ka theksuar se Washingtoni duhet të jetë më i ashpër ndaj Serbisë.

“Ata duhet të jenë shumë më të ashpër ndaj Serbisë dhe kur është fjala për ngjarjet e 24 shtatorit. Ata duhet t’i thonë Vuçiqit se, nëse dëshiron që (ish-nënkryetari i Listës Serbe) Milan Radoiçiq të jetë përgjegjës për ato ngjarje, atëherë duhet ta dorëzojë në Kosovë për gjykim”.

“Ata duhet të jenë shumë, shumë më të ashpër ndaj Serbisë, por deri më tani nuk kanë qenë. Dhe nuk shoh asnjë shenjë se ai do të ndryshojë mendje. Unë mendoj se ata thjesht do të vazhdojnë të shtiren”.

“Por për mua është një gjë e thjeshtë. Krimi ka ndodhur në territorin e Kosovës. Në Kosovë ka autoritete të njohura nga Serbia në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila kërkonte edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

“Pra, nëse doni Asociacionin, duhet të përmbushni detyrimet tuaja sipas marrëveshjes së 2013-ës. Dhe kjo do të thotë se Radoiçiq të gjykohet nga autoritetet kompetente në Kosovë”.

“Marrëveshja është absolutisht e qartë, se sistemi gjyqësor i autoriteteve në Prishtinë vlen në tërë territorin e Kosovës”, u shpreh Serwer.\Njeshi\.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...