Ndeshja finale e Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Romës po del të jetë e jashtëzakonshme, ku rezultati është barazuar në 1-1 në fillimin e pjesës së dytë.
Pas një pjese të parë të shkëlqyer të Romës, ku e mbyllën edhe në epërsi pjesën e parë, Sevilla bëri të njëjtë gjë në pjesën e dytë.
Paulo Dybala shënoi në minutën e 35-të për epërsinë e Romës, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Sevilla kishte disa aksione të mirë, në pjesën e dytë pas futjes në lojë të Susos dhe Erik Lamelas. Në minutën e 55-të erdhi goli i barazimit, ku Gianluca Manicini shënoi në portën e tij për 1-1.
Ky gol hapi ndeshjen dhe tani të dy skuadrat do të kërkojnë golin e epërsisë./Njeshi/