Dy sfera misterioze të gurit, që besohet se janë mbi 5.500 vjet të vjetra janë gjetur pranë brigjeve skoceze.

Këto sfera, janë gjetur në një varrezë në afërsi të një porti detar, kurse arkeologët janë duke punuar shumë që të përcaktojnë se për çfarë në fakt bëhet fjalë.

Deri më tani, nuk dihet saktë se për çfarë shërbejnë këto sfera që janë gjetur edhe në lokacione tjera në Skoci, Irlandë dhe në Britani.

Por besohet se janë përdorur si armë, një objekt ceremonial, pajisje për rruajtjen e lëkurës dhe si “topa magjik” që janë përdorur për të parashikuar të ardhmen.

Përveç sferave, arkeologët kanë gjetur edhe mbetje të njeriut dhe kafshëve, megjithatë topat janë dërguar në laborator për t’u studiuar në detaje. /Njeshi/