26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Shahini: 16 milion euro në ditë të qytetarëve të Kosovës dalin jashtë vendit për blerjen e produkteve të gatshme

Kryetari i Alenacës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini në emisionin EURO n’T7 ka paraqitur të dhëna shqetësuese të shpenzimeve të kosovarëve për blerjen e produkteve të importuara. Sipas vendi ynë nuk ka pasur asnjëherë më shumë eksport të parave të gatshme sesa në vitin 2023

“Mesatarisht i bie diku rreth 16 milion euro kosovarët kanë eksportuar para të gatshme duke blerë produkte të importuara, që i bie mbi 480 milion euro në muaj mesatarisht dhe gjitha këto mjete janë marr edhe kredi nga bankat dhe nga pagat e tyre. Me këtë po dua të them se qeveria aktuale ka ardhur me një premtim se do t’i përkrahë prodhuesit vendor për t’i zëvendësuar ato me prodhime të huaja. Deri më tash kjo qeveri jo që nuk ju ka ndihmuar asnjërit prej tyre por tashmë ua ka vështirësuar edhe më shumë punën e tyre me Ligjin e ri për ATK-në i cili e ngulfat investitorin”, ka shtuar Shahini.

Kosova në vitin ka eksportuar mbi 820 milion euro e që janë 100 milion euro më pak se në vitin 2022.

Vendi ynë vitin 2023 ka përmbyllur vitin me deficitin më të madh tregtar ndonjëherë ku në fund të vitit ka qenë mbi 5.5 miliard euro. Pra dallimi mes eksportit të produkteve vendore dhe importit të produkteve të huaja ka qenë hiç më pak se 5.5 miliard euro./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...