Kujtim Shala konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë që i ka pasur Kosova ndonjëherë.
Futbollisti ofanziv kishte shkëlqyer në futbollin ish-jugosllav para se ta vazhdonte karrierën në Francë dhe në Gjermani, ku edhe ishte pensionuar nga futbolli.
59 vjeçari, i cili ishte ftuar edhe nga Kombëtarja e Kroacisë, e ka kujtuar një gol spektakolar që ia kishte shënuar Partizanit të Beogradit derisa ishte pjesë e Dinamo Zagrebit në vitin 1990, e cila e fitonte atë lojë falë golit të futbollistit shqiptar.
Me një goditje precize në pjesën e epërme të portës, prizrenasi e kishte shënuar një gol spektakolar, pas së cilit i kishte çuar në trans tifozët kroatë të Dinamos.
Shala ishte i jashtëzakonshëm në kohën e tij, ndërsa kundërshtarët, mbi të gjitha ata serbë, mund ta ndalnin vetëm duke e rrëzuar.
Gjatë karrierës së lavdishme, ai kishte luajtur për klubet, Liria, Partizani, Prishtina, Dinamo Zagreb, Rennes, Stuttgarter Kickers, Chemnitzer FC, Dortuna Dusseldorg, VfB Leipzig e Vfr Mannheim.