-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Shala: Taksa të mbetet në fuqi, të mos ndërlidhet me dialogun

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka folur për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe, ndërsa ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet me vëmendje t’i dëgjojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e këtij vendimi.

Ai pohoi madje që ndonëse mund të merret vendim për pezullimin e taksës, kjo çështje assesi s’duhet të ndërlidhet me dialogun, por fillimisht duhet eliminuar arsyet që shtynë Kosovën për vendime të tilla.

”Dihen arsyet pse Kosova ka qenë e detyruar ta vendosë një taksë të tillë”.

”Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kërkesat që po bëhen për ta pezulluar atë. Kemi marrë vendim për vendosjen e taksës të gjithë bashkë”.

”Por, edhe vendimi për heqjen e saj duhet të merret me dakordim të plotë me partnerët e koalicionit”, ka thënë ai në Klan Kosova.

”Masa duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen të gjitha arsyet që Qeverinë e Kosovës e kanë shtyrë ta marrin një vendim të tillë”.

”Qeveria e Kosovës duhet t’i dëgjojë me vëmendje kërkesat e miqve tanë dhe çdo vendim tjetër duhet të merret në dakordim me partnerët e koalicionit, por kjo nuk duhet të ndërlidhet assesi me fillimin e dialogut”.

Më tej, ministri Endrit Shala tregoi që gjatë mbikëqyrjes së tregut të brendshëm ka pasur tendenca të transportuesve për ndërrim të origjinës së mallrave por ato janë evituar në bashkëpunim me doganat..

”Ministria e Tregtisë ka për detyrë ta mbikëqyr tregun e brendshëm. Kam nxjerrë urdhëresë që të nisin inspektime investigative se a ka hyrë ndonjë mall duke mos i kaluar procedurat e parapara me ligj”.

”Nuk ka as të gjetura se mallra të tilla janë hasur brenda territorit. Qytetari i Kosovës është duke e respektuar në masë të jashtëzakonshme vendimin e Qeverisë së Kosovës”.

”Nëse Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë has në mallra që s’ka kaluar në procedurat adekuate, ai mall konfiskohet”.

”Ka pasur tendenca që mallrave t’iu ndryshohet vendi i origjinës përmes Shqipërisë apo Maqedonisë, por në bashkëpunim me doganën dhe Policinë Kufitare kemi arritur që ato mallra t’i konfiskojmë”.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...