0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Shala: Taksa të pezullohet, të realizojmë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala thotë se taksa 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake do të duhet të pezullohej.

“Objektivisht qëndrimi i BE’së dhe i SHBA’së e që na është bërë i qartë është që duhet të pezullohet taksa në mënyrë që t’i ofrohet një mundësi dialogut dhe një marrëveshje në mes të dy vendeve”, tha Shala në T7.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se tarifa ka shkaktuar ngrirjen e dialogut dhe hapjen e problemeve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.

“Ajo është bërë një lloj epiqendre e kritikës kosovare .Ajo ka shkaktuar që dialogu të pezullohet por edhe probleme në mes të Kosovës dhe SHBA’së dhe Kosovës dhe BE’së”, -tha Shala.

“Është evidente që ne duhet të provojmë ta realizojmë marrëveshjen gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë”, -shtoi ai.

Sipas ish-anëtarit të AAK-së komunikimi në mes të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar është ndërprerë në çdo nivel nga nëntori i vitit të kaluar.

“Nuk ka pasur kurrfarë komunikimi ose bisede që nga 8 nëntori kur ka qenë takimi i fundit në mes të Thaçit dhe Vucicit”, tha Shala. /Njeshi&T7/


]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...