Xherdan Shaqiri ishte protagonist në fitoren e Chicago Fire ndaj New York Red Bulls, në kuadër të xhiros së 32-të në Major League Soccer.
Shaqiri asistoi golin e vetëm që realizoi Chicago ndaj Red Bulls.
Sulmuesi nga Kosova me pasaportë zvicerane e bëri asistimin në minutën e 64’, për Georgios Koutsias, duke ia dhënë kështu fitoren e radhës ekipit të tij.
Chicago pas 31 xhirove renditet në vendin e 22-të me 37 pikë, me 9 fitore, 10 barazime dhe 12 humbje.