15.8 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Shaqiri dhe Xhaka i bashkohen Zvicrës, para ndeshjes me Kosovën

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i janë bashkuar ekipit të Zvicrës, për ndeshjet e ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.

Shaqiri ka arritur nga Uashingtoni nëpërmjet Frankfurtit për në Gjenevë.

Ndërkohë, Xhaka gjithashtu i është bashkuar ekipit pak para orës 14:00, së bashku me Ardon Jasharin.

Xhaka është duke kaluar nëpër një formë fantastike me Bayer Leverkusenin, pasi kanë fituar të gjitha tri ndeshjet e para në Bundesliga.

Përndryshe, Zvicra do të ballafaqohet me Kosovën, me datë 9 shtator në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...