23.3 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

SHBA: Deklarata e Mickoskit për përdorimin e emrit kushtetues së Maqedonisë së Veriut në përputhje me marrëveshjen e Prespës

Deklarata e mandatarit për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit në të gjitha kontekstet zyrtare është në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, thanë për Zërin e Amerikës në maqedonisht nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Mickoski me përdorimin e dy emrave për shtetin, brenda Maqedoni, e jashtë Maqedoni e Veriut, përpiqet të krijojë përshtypjen e rreme se i përmbahet Marrëveshjes së Prespës.

Mickoski, pas paraqitjes së përbërjes së propozuar të qeverisë dhe programit të saj, tha se betimin për kryeministër do ta japë me emrin kushtetues, dhe se emrin kushtetues do ta përdorë jashtë vendit, por jo edhe brenda.

“Deklarata e mandatarit Mickoski se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit në të gjitha kontekstet zyrtare është në përputhje me Marrëveshjen e Prespës,” deklaruan nga Departamenti i Shtetit.

SHBA-të përsëritën rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Prespës dhe thanë se do të punojnë me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet e saj.

“Marrëveshja e Prespës ishte një arritje historike në çlirimin e përfitimeve të sigurisë në Evropën jugore dhe lindore. SHBA-të e mbështesin këtë marrëveshje jetike, përsërisin rëndësinë e respektimit të saj dhe do të punojnë me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet e saj.”

SHBA-të, së bashku me Francën, i bënë thirrje qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut të qëndrojë e fokusuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe të përmbahet ndaj detyrimeve ndërkombëtare, në përputhje me udhërrëfyesin franko-amerikan, të cilin Shtëpia e Bardhë e publikoi më 8 qershor.

Greqia e ka lidhur përparimin e shtetit drejt BE-së me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht me “përdorimin e emrit kushtetues të vendit.”

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se pret që Mickoski të përdorë emrin kushtetues të shtetit si për përdorim të brendshëm ashtu edhe për atë të jashtëm, raportoi MIA.

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse që nga momenti që merr detyrën, këmbëngul në këtë retorikë, do të gjendet në një pozicion shumë të pakëndshëm kur të takohemi në Samitin e NATO-s,” tha Mitsotakis, duke theksuar se për këtë çështje është në përputhje me BE-në dhe SHBA-të.

Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re është caktuar për sot (22 qershor).

Në programin, i cili në 63 faqe i paraqet prioritetet e kabinetit të ri qeveritar, është nënshkruar Hristijan Mickoski si “mandatar për përbërjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...