7 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

ShBA dhe partnerët e saj këtë javë do ti vendosin sanksione shtesë Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ShBA dhe partnerët e saj perëndimorë, këtë javë, pritet t’i vendosin sanksione të tjera Rusisë, tash që po bëhet një vit prej kur ka filluar pushtimi i paprovokuar rus në Ukrainë.

Në një adresim publik nga kryeqyteti i Polonisë, Varshava, Biden tha se, përmes këtyre sanksioneve, kushdo që fshihet pas këtij sulmi do të japë llogari, raporton Sky News,.

Presidenti amerikan, i cili dje ishte në vizitë historike në Ukrainë për herë të parë që kur filloi lufta, gjithashtu shtoi se, vitin e ardhshëm, do të presë “çdo anëtar të NATO-s” në një samit në SHBA./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...