27.1 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

SHBA e shqetësuar nga izolimi i Izraelit, thotë këshilltari i Biden për sigurinë kombëtare

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për izolimin diplomatik në rritje të Izraelit nga vendet që tradicionalisht e kanë mbështetur atë, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare i Joe Biden, Jake Sullivan.

Deklaratat e Sullivan, në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, pasuan njoftimin nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia se javën e ardhshme do të njohin zyrtarisht një shtet palestinez. Këto komente gjithashtu erdhën në mes të përpjekjeve të administratës Biden dhe Kongresit për të koordinuar një përgjigje ndaj një vendimi të gjykatës penale ndërkombëtare (ICC) për të kërkuar një urdhërarrest për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, mbi veprimet në Gaza.

I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për izolimin diplomatik të Izraelit, Sullivan – i cili do të vizitojë vendin në ditët në vijim – u përgjigj që po.

“Unë mendoj se është një pyetje me vend”, tha ai.

“Si një vend që qëndron fuqishëm në mbrojtje të Izraelit në forumet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, ne sigurisht kemi parë një kor zërash në rritje, duke përfshirë zëra që më parë kanë qenë në mbështetje të Izraelit, të lëvizin në një drejtim tjetër. Kjo është shqetësuese për ne, sepse ne nuk besojmë se kjo kontribuon në sigurinë ose vitalitetin afatgjatë të Izraelit… Pra, kjo është diçka që kemi diskutuar me qeverinë izraelite”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...