4.5 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

SHBA-ja nis deportimin e emigrantëve

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka bërë të ditur se dëbimet e emigrantëve kanë filluar.

Përmes një postimi në X, ajo tha se presidenti i ShBA-ve, Donald Trump po dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë botën: “nëse hyni ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballeni me pasoja të rënda”.

Dy foto u përfshinë në postimin e një vargu të burgosurish duke u ngarkuar në një avion të madh ushtarak amerikan.

Autoritetet nuk e kanë bërë publik identitetin e të arrestuarve dhe është e paqartë se ku drejtohet ky grup i veçantë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...