13.3 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

SHBA-ja po kërkon një Hollbrooke për Kosovën

Gazeta serbe e Beogradit “danas” sot shkruan se nuk është për t’u habitur që diplomati amerikan i karrierës Philip Reeker do ta zëvendësojë Wess Mitchellin, i cili kohë më parë ka dhënë dorëheqje në funksionin e ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Evroazinë.

Burime diplomatike të kësaj gazete, të cilat ajo nuk i identifikon, kanë thënë se SHBA-ja ka vendosur ta shtyjë përpara gjithë procesin e ta zgjidhë kontestin ndërmjet Kosovës e Serbisë, “edhe pse rreth kësaj çështjeje ka qenë një kohë të e gjatë e përfshirë:, porse deri më tash “ishte punuar ngadalë dhe qetë”.

Në këtë kontekst, përmendet përsëri mundësia që Shtetet e Bashkuara të iniciojnë organizimin e një konference, të ngjashme me Konferencën e Dejtonit të vitit 1995, e cila “pas një negocimi shumëditor ose disa javor në një zonë të izoluar, një marrëveshje ligjërisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtina u nënshkrua “. Vende të mundshme për një tubim të tillë janë Vjena ose Parisi.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...