22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

SHBA me ndihmë të re prej 2.13 miliardë eurove për Ukrainën – po realizohen kërkesat e Zelenskyt

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Uashingtoni së shpejti do të shpallë një ndihmë shtesë prej 2.13 miliardë eurove për Ukrainën.

Paketa do të përfshijë armë antitank, interceptorë dhe municione për Patriot dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kjo është një përgjigje e fortë pas kërkesave të fundit të Kievi për ndihmë në luftën kundër forcave ruse në rajonin lindor të Donetskut, raporton skynews.

Kujtojmë se javën e kaluar forcave ruse kanë hedhur mbi 800 bomba në rajonet e ndryshme të Ukrainës.

Të dielën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u kërkoi udhëheqësve botëror të lehtësojnë kufizimet në përdorimin e armëve perëndimore për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë, duke shtuar se Ukraina kishte nevojë për “mjetet e nevojshme për të shkatërruar transportuesit e bombave, përfshirë aeroplanët luftarakë rusë, kudo që të jenë”.Ndryshe, SHBA-ja është donatori kryesor i forcave ukrainase, të cilat po luftojnë kundër okupuesve rusë që nga 24 shkurti i vitit 2022. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...