8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

SHBA ofrohet si ndërmjetësues në konfliktin Indi-Pakistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, foli me shefin e ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, për të ofruar ndihmën amerikane “në fillimin e bisedimeve konstruktive me qëllim shmangien e konflikteve të ardhshme”.

Rubio ka zhvilluar gjithashtu biseda të rregullta telefonike me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe Ministrin e Jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, që nga fundi i muajit prill.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi më herët këtë javë se rritja e tensioneve është një gjë e turpshme dhe se ai dëshiron që kjo të ndalet, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance tha se një luftë mes dy vendeve “nuk do të ishte puna jonë”.

Vitet e fundit, India është parë nga fuqitë perëndimore si një partner i rëndësishëm për të balancuar ndikimin në rritje të Kinës

Grupi G7 i ekonomive të avancuara, që përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, u ka bërë thirrje Indisë dhe Pakistanit për përmbajtje maksimale.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të premten, ministrat e jashtëm kërkuan “de-përshkallëzim të menjëhershëm” dhe inkurajuan të dy vendet “të angazhohen në dialog të drejtpërdrejtë për një zgjidhje paqësore”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...