15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

SHBA pret që Kurti e Vuçiq të jenë konstruktivë në lidhje me propozimin evropian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se mbështesin fuqimisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Ne presim që të dy liderët t’i qasen takimit me një frymë konstruktive, e cila është e nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës përpara raundit të ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet të hënën në Bruksel.

Departamenti i Shtetit tregon se është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të përdorin bisedimet për të shprehur përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore të rajonit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...