0.3 C
Pec
E martë, 12 Nëntor, 2024

SHBA-t transferuan njërin nga dy aeroplanët F-35 dedikuar Turqisë në Arizona

Zëdhënësi i Pentagonit Eric Pahon, ka deklaruar se njëri nga dy aeroplanët ushtark F-35 që i ishte dedikuar forcave ajrore turke ëshë kthyer në bazën ajrore Luke në Arizona, ndërsa i dyti pritet të kthehet gjatë ditës së nesërme. Ai ka thënë se trajnimi i pilotëve turq në Arizona nuk do të ndalët dhe synimi i Pentagonit, është që të ruaj raportet e mira me Turqinë.

Pahon, përsëriti rezervat që kanë SHBA-të ndaj qeverisë turke në lidhje me blerjen e sisitemit raketor S-400 të Rusisë.

Dy aeroplanët ushtarak F- 35 që ishin në dispozicion të pilotëve turq që janë duke u trajnuar në SHBA, ishin paraparë që në muajin nëntor të trasferohen në Turqi, por ky proces për momentin është ndalë.

Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar nga Turqia të blejë sistemin raketor amerikan Patriot në vend të sistemit rus S-400, duke argumentuar këtë kërkesë me probelmet që paraqet sistemi rus në mos përputhjet me sistemet e NATO-s dhe që rrezikon aeroplanët F-35 nga mashtrimet e mundëshme ruse, duke përfshirë përpjekjet e fshehta për të marrë informacione të rëndësishme mbi aeroplanin F-35, që më pas mund të përcillen në Rusi.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...