Drin Veselaj i AAK-së së Pejës dhe Berat Ganiqi i VV-së së Pejës, që të dy, shefa të Grupeve Parlamentare të subjekteve në fjalë që janë të rreshtuara në opozitë në këtë komunë, në Mbledhjen e sotme të Asamblesë Komunale kanë hedhur një varg kritikash në adresë të Ekzekutivit komunal.
Kritikat më të ashpra kanë qenë në çështjen e ndërrimit të pronave nga ana e komunës së Pejës.
‘Sa herë që kryetari aktual përballet me kritika për pushtetin e tij 10 vjeqar, lëre që nuk i pranon ato por edhe akuzon pushtetin para tij.
Sot në diskutim e sipër kryetarit ia kujtova kohën kur ai vet ishte drejtor i urbanizmit dhe nënkryetar e ku shumicën e vendimeve të pushtetit të kaluar i ka procesuar vet ai.
Si ndjenjë obligimi dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve në Kuvend ngrita edhe disa çështje të tjera me të cilat qytetarët po përballen çdo ditë, si: gjendja me mbeturinat, qentë endacak, investimet e papërfunduara në infrastrukturat shkollore dhe mos mirëmbajtja e tyre pas përfundimit.’-tha Veselaj i AAK-së së Pejës.
Edhe Ganiqi i VV-së ka shprehur qëndrimin kundër këmbimit të pronave komunale me ato private.
‘Edhe sot në Kuvendin Komunal të Pejës, u jepën 1387 m/2 pronë komunale në këmbim të 162 m/2 të pronës private. Kryetari si çdo herë mundohet me akuzat e tij të sulmoj opozitën që po i ndalon këto këmbime.
Komandanti i Këmbimeve sot e pranoj që nuk ka gjyks me i heç uzurpuesit nga pronat e uzurpuara!
Në ketë video mund ta shikoni debatin për ketë pikë të rendit të ditës.’-shkruan Ganiqi i VV-së së Pejës./Njeshi/