15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Shefi i BE-së: Shqetësuese rritja e sulmeve fizike dhe fushatave njollosëse ndaj gazetarëve

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare të Shtypit vizitoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e AGK-së, ambasadori i BE-së theksoi rolin vendimtar të mediave të lira dhe të pavarura në aftësimin e publikut për të marrë vendime dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet.

Ai theksoi “imperativin e heqjes së barrierave që mund të pengojnë lirinë e medias dhe shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të sulmeve fizike, kërcënimeve, fushatave të njollosjeve publike dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar gazetarëve, veçanërisht gjatë raportimit të vitit 2023 nga veriu i Kosovës”.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së për këtë takim thuhet se bashkëbiseduesit folën edhe për rëndësinë e verifikimit të fakteve në zbutjen e ndikimit negativ të dezinformatave dhe për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, të cilin BE-ja po e ndjek me vëmendje.

Në fund, ambasadori i BE-së në Kosovë përgëzoi mbështetjen e Asociacionit për gazetarët ukrainas dhe afganë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...