23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Shefi i EULEX-it për sulmin ndaj Policisë në veri: Akt kriminal, do ti shtojmë patrullimet në atë zonë

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Ujman.

Wigermark ka thënë se  këto sulme janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë. Ai po ashtu tha se  EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.

“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. @EULEXKosovo do të shtojë patrullimet e saj në zone”, shkroi Wigemark./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...