11.5 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Shefi i EULEX-it: Prehu në paqe, Baca Bajram! Ne do ta mbajmë gjallë trashëgiminë tënde

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkinit.

Barbano tha se ata do ta mbajnë të gjallë trashëgiminë e Qerkinit duke mbështetur institucionet përkatëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Prehu në paqe – Baca Bajram. Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini”, ka shkruar Barbano në Facebook.

Barbano ka shkurar se përmes punës së tij të palodhur, Qerkini luftoi për të vërtetën, duke kërkuar llogari nga të gjitha institucionet dhe duke u dhënë zë familjeve të gjithë personave të zhdukur, pavarësisht nga rrethanat e zhdukjes së tyre, përkatësisë së tyre etnike, fetare apo kombëtare apo çfarëdo karakteristike tjetër.

“Ne do ta mbajmë të gjallë trashëgiminë e Bajramit duke e mbështetur Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe institucionet e tjera përkatëse në përpjekjet për ta zbardhur fatin e personave të zhdukur”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...