21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Shefi i EULEX-it reagon për vrasjen e gruas në Pejë

Shefi i Eulexit, Giovanni Pietro Barbano ka reaguar lidhur me vrasjet e grave në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Barbano shkroi se EULEX-i i dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë.

Ai tha se EULEX është i përkushtuar që të mbështes institucionet në luftën kundër këtij fenomeni.

“EULEX dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë. Si Mision për Sundimin e Ligjit, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur institucionet vendore në luftën kundër këtij fenomeni të tmerrshëm, ku gratë janë kryesisht viktima”, shkroi Barbano./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...