2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Shefi i EULEX-it shkon në Zubin Potok, e quan të papranueshëm sulmin në Ibër Lepenc

Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka njoftuar se gjendet në vendin ku ndodhi sulmi terrorist në Ibër Lepenc.

Këtë sulm, Barbano e quajti të papranueshëm.

“Jam në vendin e sulmit të djeshëm të papranueshëm në kanalin Ibër Lepenc – pjesë kritike e infrastrukturës së Kosovës në fshatin Varage”.

“Në përputhje me mandatin tonë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, Monitoruesit e EULEX-it dhe Njësia e Formuar Policore kanë qenë menjëherë të pranishëm në terren për të vlerësuar situatën në vazhdim dhe pasojat e saj të mundshme”, shton tutje Barbano në një reagim në X/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...