29.9 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, beson se në Krimenë e pushtuar mund të ndërpriten furnizimet me armë nga Rusia dhe u shpreh i bindur se forcat ruse nuk do të përdornin armë taktike bërthamore në një rast të tillë – pra të humbjes së kontrollit mbi Krimenë. Këto komente i kryespiuni ukrainas i bëri gjatë një interviste dhënë për The Philadelphia Inquirer

Budanov besonse Krimea e pushtuar mund të shkëputet nga furnizimet me armë nga Rusia – duke theksuar se ukrainasit duhet të “bëjnë gjithçka për të zbatuar një plan të tillë”.

Në të njëjtën kohë, Budanov u tall me idenë se Moska do të përdorte armë bërthamore taktike nëse kërcënohej kontrolli mbi Krimenë. “Së pari, unë e di se çfarë po ndodh realisht atje. Së dyti, unë i di karakteristikat reale të armëve bërthamore ruse”, tha Budanov.

Çfarë dobie do të kishte? Ne nuk kemi përqendrime të mëdha trupash për të cilat armë të tilla bërthamore do të ishin të përshtatshme. Dhe për të hapur vrimat në linjat tona të mbrojtjes është e mundur me mjete konvencionale të luftës”, shtoi kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase. Përveç kësaj, sipas Budanovit përdorimi i armëve bërthamore do të çonte në rreziqe të mëdha politike për Putinin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...