20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Shefi i OSBE-së mirëpret vendimin e Qeverisë për Manastirin: Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Kurtit i cili i kërkoi Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Davenport ka thënë se zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit.

“E mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë për të udhëzuar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 në lidhje me 24 hektarë tokë duke regjistruar pronësinë e manastirit të Visoki Deçanit, siç kërkohet. Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit”, ka shkruar Davenport në platformën “X”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...