14.8 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Shefi i ri i EULEX-it merr detyrën

Shefi i ri i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka marrë detyrën të hënën, njoftoi ky institucion. Ai deklaroi se ndihet me përgjegjësi të madhe për marrjen e kësaj detyre, si partner strategjik i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë.

Ai deklaroi se do të punojë me integritet dhe profesionalizëm për të vazhduar moton e Misionit Partneritet për drejtësi.

Sipas Barbanos, EULEX-i do të vijojë t’i monitorojë nga afër rastet e përzgjedhura në nivel policor, prokurorial dhe gjyqësor, si dhe në nivelin korrektues, për t’i vlerësuar se si ato raste trajtohen nga autoritetet e Kosovës.

“Ndjej një përgjegjësi të madhe gjersa marr sot detyrën si Shef i EULEX-it, një partner strategjik i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për mandatin jetik të Misionit, unë do të punoj me integritet dhe profesionalizëm për të vazhduar moton e Misionit ‘Partneritet për drejtësi’, për të ndikuar pozitivisht në teren dhe për t’i avancuar synimet tona të përbashkëta për sundimin e ligjit në Kosovë,” tha Barbano.

Gjeneralmajori i Karabinierisë së Italisë pason diplomatin suedez, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, i cili përfundoi detyrën si Shef i Misionit më 25 qershor. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...