26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Shefi i Zyrës së BE-së diskutoi me Ahmetxhekajn zhvillimet e fundit në RTK

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Në këtë takim u diskutua për sfidat e transmetuesit publik, me theks të veçantë lidhur me përmbajtjen e letrës së disa organizatave evropiane dhe ndërkombëtare të lirisë së mediave, drejtuar Bordit të RTK-së.

Ambasadori Szunyog shprehu gatishmërinë për të ndihmuar zhvillimin dhe transformimin e RTK-së, duke theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë editoriale dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për transmetuesin publik./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...