Diplomatja kryesore evropiane, Kaja Kallas, deklaroi se pas një përplasjeje të ashpër në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, “është e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri”.
“Ukraina është Evropë! Ne jemi me Ukrainën. Do të rrisim mbështetjen tonë për ta mundësuar që të vazhdojnë luftën kundër agresorit”, shkroi Kallas në platformën X.
“Sot është bërë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri. Është përgjegjësia jonë, evropianëve, ta marrim këtë përgjegjësi”, shtoi ajo. /Njeshi/