16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Shefja e UNMIKU-t: Të merren hapa të sinqertë dhe të besueshëm për themelimin e Asociacionit

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka thënë se në konsultimet që ka pasur qoftë në Prishtinë e Beograd me aktorë politikë, por poashtu edhe me partnerë ndërkombëtarë, nga ta ka pasur pakënaëqsi në nivelin e përparimit të dialogut.

Ziadeh në fjalën e saj përmendi edhe procesin e votimit të së dielës në katër komunat veriore, ku tha se nga mbi 46 mijë votues që ishin regjistruar, vetëm 253 persona kanë dhënë votën e tyre, e që sipas saj një gjë e tillë përzgjat situatën e ndjeshme atje.

“Kam mbajt shumë konsultime me aktorë politikë në Prishtinë dhe Beograd, udhëheqës fetare dhe partnerët tanë ndërkomëtarë, një prej vëzhgimeve është pakënaqësia e nivelit me përparimin e dialogut. Muajin e kaluar janë bërë përpjekje për legjetimitetin e qeverisjes lokale në katër komunat veriore. Në vitin e kaluar serbët e Kosovës në katër komunat veriore kanë mbledhur nënshkrime për të nisur procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave.Tash rishtazi përfaqësues të komunitete serb kanë pohu se kushtet për zgjedhjen e kryetarëve nuk lejojnë një pjesëmarrëje gjithëpërfshirëse. Procesi është bërë dje pa pasur incidente sigurie, por vetëm 253 nga 46 mijë votues të regjistruar kanë dhënë votën e tyre, kjo fatkeqsisht përgatit skenën për përzgjatjen e një situate fragjile”.

Ajo ka thënë se veprimet e njëanshme të palëve nuk ndihmojnë në shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm, dhe se këto veprime veçse e vështirësojnë ambientin e sigurisë.

“Vitin e kaluar ka pasur shumë probleme në përpjekje që të ndërtohen marrëdhënie të qeta përmes dialogut. Miroslav Lajçak dhe unë kam raportuar më herë për numrin e këtyre problemeve, derisa është tërhequr vëmendje për incidentin në Banjskë, vazhdoj me kërku përgjegjësinë për këtë incident të sigurisë. Kjo është edhe çështje gjyqësore por edhe domosdoeshmëri politike që t’i ikim rasteve të tilla politike”.

“Veprimet e njëanshme për çështje që qartazi janë pjesë e dialugt nuk ndihmojnë për t’i shmangur shqetësimet e njërëzve të zakonshëm. Marrëveshjet ofrojnë një hartë të qartë shumë prej këtyre qështjeve të pazgjidhura. Pavarësisht cila palë merr veprime të njëanshme, në fund kësi lloj veprimesh e veështirësojnë ambientin e sigurisë”, tha ajo.

Ajo foli edhe për shqetësimet që kanë shprehur BE-ja dhe vendet e QUINT-it lidhur me rregulloren e re të BQK-së, derisa përmendi edhe takimet mes palëve që janë zhvilluar në Bruksel.

Ziadeh poashtu ka përmendur edhe çështjen e themelimit të Asociacionit, për të cilën tha se thirrjet e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh, pasi siç tha ajo janë një hap i rëndësishëm.

“Më duhet të përsërisë shqetësimin që e kanë shprehur edhe shtetet tjera anëtare për rregulloren e BQK-së dhe mënyrën se si ka ndiku në komunitetet jo shumicë. Palët janë takuar pesë herë. Mbetemi me shpresë se një zgjidhje mundet me u gjet. Një tjetër element i marrëveshjeve kryesore që mundet me ofru zgjedhje, si për këtë por edhe çështje tjera të normalizimit, është marrja e hapave të sinqertë të besueshëm krahas themelimit të Asociacionit të komunave serbe. Thirrjet për themelimin e Asociacionit duhet të merren parasysh sepse janë hap i rëndësishëm. Implementimi i plotë i marrëveshjes së ndihmuar nga BE-ja është prioritet edhe më i madh për të ikur krizave dhe është me rëndësi që të dy palët të jenë të përkushtuar për një angazhim konstruktiv që të gjejnë kompromise praktike”, tha ajo në seancën e OKB-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...