8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Shehbaz Sharif, kryeministër i Pakistanit

Parlamenti i ri i sapoformuar i Pakistanit, ka votuar Shehbaz Sharifin si kryeministër të vendit – duke arritur që edhe një mandat ta fitojë.

Siç raporton BBC, ai mundi rivalin të mbështetur nga ish-kryeministri i burgosur Imrah Khan.

Kjo lëvizje vjen pas tri javësh kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, ku pati shumë vrasje dhe konflikte gjatë procesit zgjedhor.

Paria e Sharif, PML-N u rendit e dyta në sondazhe, kurse kandidati i pavarur i mbështetur nga partia e Khanit, PTI fitoi më së shumti ulëse, por që nuk ishin të mjaftueshme për të fituar shumicën.

Të shtunën është bërë e ditur se Sharif ka siguruar 201 vota nga parlamenti, ku 169 ishin të mjaftueshme që të zgjidhet kryeministër i Pakistanit.

Rivali i tij Omar Ayub, që u mbështet nga Khanit, fitoi vetëm 92 vota që nuk ishin të mjaftueshme për të.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...