24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Shehu: 388 mijë euro për zhvillimin e turizmit në Junik

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për një investim prej 388,339 eurosh në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës turistike në komunë.

Marrëveshja për bashkëfinancim u nënshkrua sot së bashku me zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, për projektin: “Përmirësimi i infrastrukturës lokale për rritjen e potencialit turistik në Komunën e Junikut.”

 

Ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e rrugëve lokale, qasjes në zonat turistike dhe infrastrukturës mbështetëse, duke krijuar kushte më të mira për vizitorët dhe banorët lokalë. “Me këtë projekt i japim hov zhvillimit të turizmit, duke e bërë Junikun më të qasshëm, më funksional dhe më të hapur ndaj mundësive të reja”, tha Shehu./Njeshi

Postimi i plotë:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...