19.1 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Udhëheqësi i Dubait, Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum ka miratuar një plan për ndërtimin e një terminali të ri pasagjerësh në aeroportin ndërkombëtar Al Maktoum në vlerë prej 128 miliardë dërhemësh (35 miliardë dollarë).

Bëhet e ditur se aeroporti ndërkombëtar Al Maktoum do të jetë më i madhi në botë me një kapacitet deri në 260 milionë pasagjerë dhe pesë herë më i madh se aeroporti aktual i Dubait.

“Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum do të gëzojë kapacitetin më të madh në botë, deri në 260 milionë pasagjerë”, tha në një deklaratë sheiku i Dubait dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Siç raportohet, të gjitha operacionet ajrore të Dubait do të transferohen në Al Maktoum në vitet e ardhshme. Gjithashtu, ai do të përfshijë edhe 400 porta terminale dhe pesë pista në një sipërfaqe totale prej mbi 4 milionë metra katrorë.

Kështu aeroporti do të bëhet shtëpia e re e linjës ajrore Emirates dhe linjave të tjera që e lidhin botën me Dubain. Ndryshe, kjo lëvizje thuhet ta forcojë pozicionin e shtetit arab si një qendër kryesore e aviacionit në skenën botërore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...