14 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Shembet dheu në rrugën Klinë – Gjakovë, afër fshatit Volljakë

Rrëshqitje dheu ka pasur në rrugën Klinë – Gjakovë, ku si pasojë e kësaj rrëshqitje rruga tashmë është e bllokuar për qarkullimin e veturave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi për media se informatat për rrëshqitje dheu i kanë pranuar rreth orës 01:50.

“Ka pasur rrëshqitje dheu, kemi pranuar informatën rreth orës 01:50. Që nga ai moment rruga është e bllokuar për qarkullim”, tha ai.

Rugova potencoi se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, mediumi Klina info tashmë ka postuar pamje nga vendi ku ka rrëshqitur dheu./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...