18.2 C
Pec
E diel, 1 Gusht, 2021

Shën Gjergji – Festa pagane që feston ardhjen e pranverës

Kjo festë pagane që kremtohet me 6 maj sipas kalendarit gregorian shënjon ardhjen e pranverës në mënyrën më festive të mundshme.

Sot, në shumë pjeë të Ballkanit, por edhe përtej, festohet ardhja e pranverës.

Është Dita e Shën Gjergjit, pjesë e Trashëgimisë (jo materiale) Kulturore të UNESCO-s.

Kjo festë pagane që kremtohet me 6 maj sipas kalendarit gregorian shënjon ardhjen e pranverës në mënyrën më festive të mundshme.

Festa e Shën Gjergjit bashkon katolikë, ortodoksë dhe muslimanë të cilët besojnë se ajo sjell gëzim dhe begati. Traditat festive janë të larmishme në secilin prej vendeve ku festohet.

Kjo ditë kremtohet në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, në komunitetin Goran në Shqipëri, Çeki, Kroaci, Bullgari, Katalonja, Siri dhe Palestinë.

Traditat dhe Bestytnitë

Në zonën e Gorës në qarkun e Kukësit kjo festë kremtohet në plot katër ditë.

Në datën katër maj, fëmijët dalin nëpër livadhe për të mbledhur lule  me të cilat duhet të lahen për festë.

Petalet e luleve hidhen në një legen me ujë dhe në përfundim të banjës, njeriu duhet të shpëlahet me petalet e luleve për të pasur shëndet, gëzim e begati.

Me datën 5 maj, nuset e reja dhe vajzat e fshatit dalin mbledhin barishtet e para të pranverës dhe mbjellin fidanë shelgjesh nëpër ara e livadhë.

Ato thurin kurora me lule dhe i vendosin ato në derë jo vetëm për të pritur pranverën por edhe për të mbrojtur shtëpinë nga syri i keq.

Data 6 Maj është më pas dita e përkushtuar ndaj shelgjeve të dashurisë.

Djemtë që janë të dashuruar ose të fejuar presin degë të mëdha dhe i vendosin në portat e shtëpive të vajzave që dashurojnë.

Më pas, organizohet një piknik i madh për të gjithë komunitetin dhe në fshat zgjidhet vendi më piktoresk për të bërë piknik, për të hedhur këngë e valle, për të festuar natyrën, dashuritë e reja dhe jetën në përgjithësi.

Gjatë piknikut organizohen rite të shumta si, vrapimi i kuajve, mundja e demave, sporti mundjes e plot gara të tjera sportive.

Thuhet që në këtë ditë shfaqen shumë ‘shtriga’, dhe kjo është arsyeja përse në shumë fshatra ndizen zjarre të mëdhenj.

Në fshatra të tjerë njerëzit shkruajnë dëshirat në një copë letër të cilën duhet ta vendosin poshtë një bime trëndafili në mbrëmjen e pesë majit.

Letra e dëshirave merret në mëngjes dhe  hidhet në ujë të rrjedhshëm apo në det me besimin që ato do të plotësohen. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...