27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Shëndetësia në Shtime në kaos, ndërrime të shpeshta të drejtorëve – kritikohet kryetari Qemajl Aliu

Ekzekutivi i Komunës së Shtimes që drejtohet nga Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje, që nga fillimi i mandatit nuk po arrin të “stabilizohet” me sektorin e shëndetësisë. Deri më tash në këtë drejtori janë ndërruar disa drejtor, madje ky ekzekutiv është munduar që këtë sektor ta mbajë aktiv edhe me figura jashtë komunës së Shtimes.

Së fundi vendimi për lirimin nga detyra të ish drejtorit të Shëndetësisë në Shtime, Muharrem Asllani që vinte nga Fushë-Kosova, ka nxitur debate mjaftë të shumta në këtë qytezë. Asllani para se të vinte në Shtime si drejtor, muaj më parë, ishte këshilltar i ministrit të MAPL-së Elbert Krasniqi.

Ndërkohë, ekzekutivi në Shtime ka autorizuar Ilaz Kadrijaj ushtruesin e drejtorit të QKMF-së që t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Shtimes. Sipas vendimit, ai do t’i ndërmarr të gjitha vendimet përkatëse në kompetencë të drejtorit të shëndetësisë deri në emërimin e drejtorit të ri.

Mbajtja e dy pozitave të Kadrijajt ka nxitur reagime të ashpra nga shoqëria civile “Avonet” që monitoron zhvillimet nëpër komuna.

Kenan Gashi, drejtor në këtë OJQ, ka thënë se praktikat e tilla të kryetarit të Shtimes Qemajl Aliut, dëmtojnë zhvillimin e institucionit pasi që një zyrtar i tillë nuk mund të jetë ushtrues detyre i drejtorit të shëndetësisë dhe në QKMF.

Sipas Gashit kjo paraqet konflikt të pastër të interesit dhe kërkon nga kryetari Qemajl Aliu të marrë masa urgjente lidhur me këto vendime.

“Përgjegjësi i pozitës së drejtorit, drejtori apo ushtruesi i detyrës së drejtorisë së Shëndetësisë në këtë rast që krijon strategji dhe zhvillon politika e harton programe, i bije që ky zyrtar t’i zbaton ato urdhra në QKMF, të cilat vetë i ka iniciuar nga Komuna. Kjo është në kundërshtim me praktikat e demokracisë, andaj kjo tregon mos transparencën dhe llogaridhënien ndaj publikut e mos të flasim me procedurat të cilat e rregullojnë këtë sferë e, që ligjet i japin një të drejtë tjetër dhe e ndalojnë një veprim të tillë”, ka thënë Gashi.

Kjo OJQ,  kërkon nga kryetari i Komunës Qemajl Aliu, që në mënyrë urgjente të veproi në harmoni me ligjin dhe që të ndryshoi vendimet e tij lidhur me sektorin e shëndetësisë.

“Avonet ka analizuar vendimet e siguruara dhe për neve është shqetësuese se si zyra ligjore ka lejuar një gjë të tillë pavarësisht se ne e dimë se si iniciohen këto vendime, por besojmë se kryetari duhet të marrë masa rreth kësaj çështje sepse ai është përgjegjësi kryesor administrativ që zbaton ligjet dhe nxjerr politika për të garantuar llogaridhënie, përgjegjshmëri e transparencë para qytetarëve”, ka shtuar Gashi.

Edhe opozita në këtë komunë PDK-ja, të dielën ka reaguar nëpërmjet një shkrese lidhur me zhvillimet që kanë ndodhur në këtë drejtori që nga marrja e mandatit të LVV-së, duke e cilësuar kryetarin Qemajl Aliun si kryetar i pa “rehatueshëm” me këtë sektor.

“Ne e kemi kritikuar emërimin e ish këshilltarit Elbert Krasniqit si drejtor i shëndetësisë në Shtime, pasi që ai vinte nga Fushë-Kosova, pastaj në këtë detyrë si ushtrues, vjen Ilaz Kadriaj nga komuna e Deçanit. Ky është UD për herë të dytë. Ky Vendim është i kundërligjshëm dhe është konflikt i interesit për shkak se Ilaz Kadriaj i njëjti mban edhe pozitën e UD të drejtorit të QKMF-së në Shtime”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas kësaj partie, keqmenaxhimi i ekzekutivit me sektorin e shëndetësisë dhe me disa sektor të tjerë është fitore për opozitën me arsyetime se ka paraqitur vazhdimisht dëshmi edhe në Kuvendin Komunal.

Telegrafi gjatë së dielës ka provuar të kontakton me kryetarin e Shtimes Qemajl Aliun dhe me ushtruesin e drejtorit të Shëndetësisë Ilaz Kadriaj, por nuk kanë qenë të qasshëm. I pa qasshëm ka qenë edhe ish drejtori i kaluar Muharrem Asllani nga Fushë-Kosova. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...