8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Shëndeti mendor në Shqipëri, ja kush janë më të prekurit

Gratë vuajnë më shumë se burrat nga shëndeti mendor në të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë. E thënë në shifra, 40 për qind e burrave dhe 58 për qind e grave në Shqipëri kanë përjetuar një shqetësim të lidhur me shëndetin mendor gjatë këtij viti ku më të shpeshta kanë qenë depresioni dhe ankthi.

BERZH vë në dukje se shëndeti i fortë mendor është i lidhur me nivel më të lartë të optimizmit për jetën. Edhe në këtë tregues, popullsia e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përmirësim që nga viti 2016.

Anketa e BERZH pyeti njerëzit nëse dhe sa shpesh përjetojnë trishtim, depresion, ankth dhe apati, raporton Euronews.al.

Anketa vuri në dukje se të rinjtë dhe të moshuarit kanë përhapje më të lartë të problemeve me shëndetin mendor, pasi 40 për qind e tyre në rang global raportojnë çrregullime së paku një herë në javë.

Përhapja e sëmundjes mendore vlerësohet se arrin kulmin në mesin e të tridhjetave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...