10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Shënohet Dita e Veteranëve të Betejës së Koshares

Nën patronazhin e presidentes së Republikës Vjosa Osmani është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës Sali Çekaj.

Duke qenë se presidentja organizojë këtë akademi në emër saj foli këshilltari i saj ushtarak Sefer Isufi.

Isufi tha se Sali Cekaj dhe bashkëluftëtarët e tij i prijnë një epoke që kishte për mision jo vetëm çlirimin e atdheut, por edhe çlirim e ndërgjegjes sonë kombëtare.

“Kosharja e ajo betejë që theu kufirin me armë theu njëherë e përgjithmonë edhe kufijtë e frikës njëherë e përgjithmonë, e kur Agim Ramadani ra Sali Cekaj nuk u thye ai u rritë me dhimbjen që vetëm një vëlla i armës mund ta ndjejë ai morri flamurin e përgjakur dhe marshojë përpara deri në fund marshoi deri në sakrificën e vetëm që i kishte mbetur për ta bërë flijimin e jetës së tij”, tha Sefer Isufi, këshilltar ushtarak Presidentës Osmani.

Milazim Manaj ka folur për jetën, veprën dhe aktivitetet kombëtare të heroit Sali Cekaj.

Mbesa e Heroit Sali Cekaj, Leona Berisha tha se çdo gjë tejkalohet kur merren për bazë sakrificat e ushtarëve të lirisë.

“Shteti ynë Kosova dhe siç pritej përballet me sfidat e përditshme e sfida të përditshme  të cilat mund të përballohen çdo herë duke marrë inspirim nga veprat e ushtarëve së lirisë”, tha Leona Berisha, mbesa e Heroit Sali Çekaj.

Kjo është njëra nga aktivitet e shumta që mbahet për çdo vit në kuadër të “Ditëve të Shqipes./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...