16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Shërbimet e pagesave ndaj KRU ‘Hidrodrini’ nga tash edhe me “eKosova”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ nga sot ka hedhur një hap të madh në favor të lehtësimit të procedurave për pagesa të konsumatorëve për shërbimet që marin nga kjo kompani.

Prej sot të gjitha faturat për shërbimet e ujit dhe kanalizimit mund të kryhen edhe përmes platformës “eKosova”.-Kështu bëhet e ditur në njoftimin e kësaj kompanie.

Njoftimi i plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Shërbimet e pagesave ndaj KRU ‘Hidrodrini’ nga tash edhe me “eKosova”

Krahas mundësisë për kryerjen e pagesave “online” nëpërmjet web-faqes së kompanisë sonë: https://www.kruhidrodrini.com e cila ishte arritur përmes bashkëpunimit me bankën BKT – Kosova.

Kemi kënaqësinë që t’i njoftojmë konsumatorët e K.R.U. “HIDRODRINI” SH.A. – Pejë, se që nga sot 29.04.2024 edhe zyrtarisht bëhemi pjesë e platformës shtetërore eKosova, ku konsumatorët tonë mund t’i shlyejnë detyrimet e veta “online” për shërbimet e ofruara nga Kompania jonë.

https://ekosova.rks-gov.net

Me këtë rast K.R.U. “Hidrodrini” SH.A. – Pejë, falënderon ekipin e eKosova dhe bashkëpunëtorët e tyre për bashkëpunim korrekt e profesional deri në finalizimin e kërtij projekti, në shërbim të konsumatorëve.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.

Ndryshe, projekti është vënë në zbatim pas një angazhimi profesional dhe shumë bashkëpunues në mes të Zyrës së TI-së së KRU ‘Hidrodrini’ dhe ekipit të eKosova.

KRU ‘Hidrodrini’ bashkë me KRU ‘Prishtina’ mbeten të vetmet kompani rajonale të Ujësjellit, në mesin e 7-të sosh sa operojnë në Republikën e Kosovës, të cilat tashmë janë pjesë e kaj platforme./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...